e diel, 4 tetor 2009

Deshton regjistrimi i Studenteve


Studentët e ardhshëm nga Lugina e Preshevës nuk kanë mundur ti dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në universitetet e Shqipërisë si pasojë e mosorganizimit jo të mirë mes organeve komunale të Luginës dhe të atyre shqiptare.

Kandidatët shqiptarët ,gjegjësisht studentët e ardhshëm nga Luginë të Preshevës që janë pranuar në universitetet e Republikën e Shqipërisë për të studiuar në këtë vit akademik,edhe përkundër udhëtimit të tyre në mënyrë të organizuar deri në Shqipëri me qëllim të regjistrimit në fakultete ,nuk kanë mundur ti dorëzojnë dokumentacionin e duhur për shkak të moskoordinimit jo të mirë dhe të moskuptimeve nga organet përgjegjëse për arsim të Luginës së Preshevës dhe të atyre shqiptare. Edhe përkundër caktimit të kuotave nga Lugina ,kandidatët shqiptarë studentë të ardhshëm,pasi kanë udhëtuar për ti dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm janë kthyer pa kryer punë ,meqë sipas tyre kompetentët e universiteteve shqiptare nuk ia kanë pranuar dokumentacionin e nevojshëm pa ndonjë arsyetim por që të njëjtit kanë thënë se pranimi i dokumentacionit për regjistrim do të bëhet më vonë edhe pse ky regjistrim ishte paralajmëruar dhe se do të bëhet deri më sot. . Kësisoj ,për studentët nga rajoni i Luginës, Ministria e Arsimit të Shqipërisë ka caktuar kuotën prej 345 vende nëpër universitete e Shqipërisë.

Avni Jusufi

2 komentet:

Unknown tha...

Mos keqinformoni publikun!!!
Puna eshte keshtu:
Fajin kryesor e kane njerezit qe punojne ne komune qe merrem me kete pune e nje person me emrin Mentor nese nuk gabohem.
I kane dorezuar listat e studenteve vetem ne date 1 Tetor qe eshte shume vone.
Pastaj ato lista nga Ministria e Arsimit duhet te dergohen ne Fakultetet respektive dhe ato te firmosen nga Dekanet e Fakulteteve e pastaj meret sekretaria me regjistrimin e studenteve.
Duke ditur qe ato jane dorezuar te enjten e te premten derisa te shihen gjerat mire nuk duhet te niseshin studentat.
Edhe ata student qe jane nisur te organizuar kane gabuar sepse duke pare problemet qe po ndodhin keto 2-3 vjet nuk eshte dasht te nisen as pa ndonje njeri te komunes.
Pastaj te gjithe fajin ja lene Fakultetit apo Shtetit te Shqiperise.
Gabim i madh,gjithcka eshte gabim nga Presheva,po te organizohen me mire edhe po te jene me te sakte gjithcka do te jete mire.
Tung.

biLi tha...

Opinioni është informuar drejt zotëri. Është e vërtetë, se mbi 50 studentë kanë qenë në Shqipëri në mënyrë të organizuar ku kanë harxhuar, vetëm për transport, nga 30 euro e mos të flasim për të tjerat harxhime. Do të kishte qenë “Keqinfromim“ nëse do të kishim thënë se studentët janë regjistruar ose i kanë dorëzuar dokumentacionet e duhura për regjistrim dhe tjetër punë është se a kanë qenë studentët të keqinformuar apo jo. Të gjithë e dimë, se këta studentë do të regjistrohen,aty s’ka dyshim, dhe për këtë është meritë e institucioneve komunale shqiptare të Luginës së Preshevës.
Përshëndetje vëllazërore

Posto një koment

Vip

  • Vip-PreshevaInfo.Tk - Tyson dhe Holyfield shtrëngojnë duart Dy legjendat e boskit, Mike Tyson dhe Evander Holyfield, kanë tundur duart e njëri tjetrin dhe i kanë dhënë fund zë...
    14 vite më parë

Shendetsi

  • Kanceri i lëkurës mund të trashëgohet - Edhe pse duhet të respektohen këshillat për t’u mbrojtur nga dielli, për dikë kjo mbrojtje nuk mund të ndihmojë. Studimet e reja pohojnë se kanceri i lëkur...
    14 vite më parë

Teknologji

  • Acer tërheqë laptopë nga tregu - Acer ka njoftuar për tërheqjen dhe riparimin pa pagesë të pesë modeleve të laptopëve të cilët në kushte të caktuara shfaqin mundësinë e nxehjes. Për fat t...
    14 vite më parë

Lifestyle

  • Shakaja e natyres frikeson Mosken - Qiell i frikshem ne Moske ku banoret kane pare per disa momente nje re ne formen e nje objekti jashtetokesor, cka ka ngjallur kureshtje por edhe frike mes...
    14 vite më parë