e shtunë, 17 tetor 2009

Dorëzimi i çelsave të shtëpisë së Faton Hajdarit /video ekskluzive/

Në Preshevës iu dorëzuan sot çelësat e shtëpisë së re të familjes së Faton Hajdarit e cila jetonte në kushtet tejet të vështira, i cili aktualisht po mbahet në burgun e Beogradit i arrestuar në aksionin fatkeq të 26 dhjetorit të vitit të kaluar.








e enjte, 15 tetor 2009

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë hapjen e një universiteti ngjashëm me atë të Evropës Juglindore të Tetovës

Përfaqësuesit e institucioneve dhe të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës kundërshtojnë hapjen e dy fakulteteve në Medvegjë për shqiptarët e këtij rajoni dhe thonë, se më këto dy fakultete nuk zgjidhet problemi i shkollimit të mijëra shqiptarëve të këtij rajoni. Ata kërkojnë nga pushteti serb pranimin e e diplomave shqiptarëve që i kanë marrë në universitetet shqiptare të Kosovës, Shqipërisë dhe Tetovës si dhe kërkojnë që në Preshevë ose në Bujanoc të hapen fakultetet shqip e jo në gjuhën serbe me përkthime simultane që planifikohet të zhvillohet mësimi në Medvegjë. Lidhur me zgjidhje afatgjate të problemit të arsimimit të shqiptarëve ,deputeti popullor në parlamentin serb dhe kryetar i PVD-së Riza Halimi ka deklaruar se Luginës së Preshevës i duhet një universitet i tipit të Evropës juglindore i njohur si Universiteti Shtulit siç është në Tetovë.

Kurse prefekti i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa thotë se dhe do të vazhdojmë të bëjnë trysni te qeveria serbe për hapjen e mirëfilltë të fakulteteve, e jo këto forma të shkollimit të degraduara siç është ajo e Medvegjës.


Avni Jusufi

e hënë, 12 tetor 2009

Në komunën e Medvegjës hapen sot dy fakultete.


Në komunën e Medvegjës hapen sot dy fakultete në dy gjuhë ,ai juridik dhe ekonomik, me mësim në gjuhën serbe dhe shqipe,ndërkaq përfaqësuesit e institucioneve dhe të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës bojkotojnë inagurmimin e këtyre fakulteteve duke thënë se me këto fakultete nuk është zgjidhur problemi i shkollimit të lartë për shqiptarët e këtij rajoni.
Avni Jusufi


Subjektet politike dhe institucionale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës sot bojkotojnë pjesëmarrjen në inagurimin e dy fakulteteve në Medvegjë. Shih për këtë,ata nuk marrin pjesë në këtë solemnitet nga fakti se me hapjen e këtyre shkollave respektivisht të fakultetit të juridik dhe atij ekonomik në Medvegjë nuk e zgjidh problemin e shkollimit të mijërave të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe se hapja në këtë komunë ku numri i shqiptarëve mund të numërohet në gishta. Liderët shqiptarë si institucionalë ashtu edhe ata të partive politike kanë kërkuar hapjen e fakulteteve në mjediset ku është i koncentruar numër më i madh i shqiptarëve, siç është komuna e Preshevës dhe ajo e Bujanocit. Liderët politik dhe ata institucional përkitazi me hapjen e këtyre fakulteteve kanë deklaruar se ky hap i qeverisë serbe, ka më shumë karakter politik se sa është i qëndrueshëm për ta zgjidh problemin e shkollimit të shqiptarëve të këtij rajoni. Sipas tyre, ky hap i qeverisë serbe, është bërë me prapavijë politike duke thënë pastaj para faktorit ndërkombëtar se kjo qeveri po bënë hapa drejt zgjidhjes së problemit të shkollimit të lartë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Theksojmë se në fakultete e që sot po hapen mësimi do të zhvillohet në dy gjuhë në atë serbe dhe në gjuhën shqipe dhe se tekstet për këto fakultete janë shtypur me ndihmën e faktorit ndërkombëtar gjegjësisht me ndihmën e OSBE-së.

e diel, 11 tetor 2009

Ne Lugine u siguran nensnshkrimet per Keshillin Nacional


Shqiptarët e Luginës së Preshevës me sukses kanë përfunduar sot mbledhjen e 3490 nënshkrimeve të shqiptarëve të vërtetuara në gjykatat komunale të këtyre komunave dhe kështu kanë arritur të inicojnë themelimin e Këshillit Nacional të shqiptarëve për pakica në Serbi. Mbetet që brenda katër muajve të formohen listat zgjedhore prej 24659 votuesve shqiptarë të këtyre komunave dhe më pas do të organizohen në muajin mars 2010 zgjedhjet për organet e Këshillit Nacional që parashihet të zgjidhen 29 delegatë shqiptarë nga tri komunat e Luginës së Preshevës.
Avni Jusufi


Katër subjektet politike shqiptare që veprojnë në Preshevë,Bujanoc dhe në Medvegjë, PVD,PDSH,BDL dhe GQ, nënshkruese të marrëveshjes për themelimin e Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në konferencën e sotme për shtyp kanë bërë të ditur se kanë arritur me sukses mbledhjen e nënshkrimeve për nismën e themelimit të Këshillit Nacional shqiptar për pakica në Serbi. Në konferencën e sotme për shtyp koordinatorët e këtyre partive, kanë deklaruar se brenda afatit dy javor kanë arritur t’i grumbullojnë 3490 nënshkrime nga qytetarët të cilët më pas janë verifikuar në gjykatat komunale të Luginës së Preshevës dhe kështu kanë përmbushur kushtin ligjor për nismën e themelimit të Këshillit Kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Koordinatorët thanë gjithashtu, se kjo ishte faza e parë e grumbullimit të këtyre nënshkrimeve me ç’rast tani mbetet që brenda katër muajve të formohet listat zgjedhore prej 24659 votuesve shqiptarë të këtyre komunave dhe më pas do të organizohen në muajin mars 2010 zgjedhjet për organet e Këshillit Nacional që parashihet të zgjidhen 29 delegatë shqiptarë nga tri komunat e Luginës së Preshevës.

e premte, 9 tetor 2009

LKSH paralajmëron se do të bëj fushatë kundër formimit të këtij këshilli.


Lëvizja Kombëtare Shqiptare e Luginës së Preshevës kundërshton themelimin e Këshillit Nacional të shqiptarëve le ligjet e Serbisë. LKSH paralajmëron se do të bëj fushatë kundër formimit të këtij këshilli.
Avni Jusufi
Iniciativën e themelimit të Këshillit nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me ligjet serbe e ka kundërshtuar sot Lëvizja Kombëtare Shqiptarë e këtij rajoni. Përkitazi me themelimin e këtij Këshilli ,Lideri LKSH-së Orhan Rexhepi, ka deklaruar se,vetë emërtimi i subjektit tonë Lëvizja Kombëtare Shqiptare, jo e shqiptarëve, na ndalon të bëhem pjesë e një procesi të tillë. Ne,thotë ai, edhe me program e edhe me veprimet tona politike jemi të drejtuar kah Kosova e jo kah Serbia, siç janë të drejtuara partitë tjera që janë përcaktuara për një Këshill të tillë nacional. Lideri i LKSH-së thotë ,se kompetencat për Këshillat Nacionale që i parasheh ligji serb,nuk janë kompetenca çfarë i nevojiten Luginës së Preshevës. Rexhepi, thotë se për ne ekziston Kuvendi i Luginës së Preshevës i përbërë nga delegatët legjitim shqiptarë i kuvendeve komunale të Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës i cili për LKSH-në , tash për tash, është organ adekuat. Nuk e përkrahim themelimin e këtij këshilli duke ditur më par kompetencat që i ka ai ,sepse ai merre vetëm me zgjidhjen e problemeve minore të shqiptarëve të rajonit tonë. Për momentin jemi vetëm kundër themelimit të këtij këshilli,kurse më vonë gjatë zgjedhjeve të delegatëve do të bëjmë fushatë intensive kundër formimit të këtij këshilli.

e mërkurë, 7 tetor 2009

EDHE DY DËSHMITARË TJERË, NUK THANË GJË


nad të dy nga Vitia si dhe Simonoviq Milan nga qyteti i Gjilanit, që të tre jetojnë tani nëpër Serbi. Ditën e dytë (6 Tetor 2009) u paraqitën edhe dy dëshmitarë tjerë serb, Stevanoviq Predrag dhe Ristiq Dragan edhe këta dy nga Gjilani. Që të dy këta si edhe ata tre të parët nuk thane gjë prej gjëje, thjeshtë gjithçka i kishin të dëgjuara por assesi nuk kishin pare asgjë drejtëpërdrejt. Vetëm Ristiq Dragan tregoi se ishte dërguar në Koviktin e studentëve ku ishte mbajtur rreth një orë e gjysmë dhe pastaj ishte lëshuar pa u malltretuar fare. Pas tij Avokatët mbrojtës, pasi dorëzuan dokumentacionin e shumtë argumentues, kërkuan ndërprerjen e paraburgimit për që të nëntë të burgosurit. Trupi gjykues pas dhjetë minutash tërheqjeje konstatoi se nuk do të lejohet një gjë e tillë.
Gjatë kësaj dite kërkuan fjalën edhe AGUSH MEMISHI, FATON HAJDARI, SAMET HAJDARI, NAZIF HASANI, AHMET HAJDARI dhe SELIMON SADIKU. Ata vërtetuan se ky është tërësisht një proces i montuar politik, se gjithçka është e rrejshme, se dëshmitari bashkëpuntorë “Bozhuri 50” (shqiptarë nga Presheva) është gënjeshtar dhe hajdut i madh, se edhe atyre i kanë ofruar të bëhen dëshmitarë të tillë, ATA thjeshtë kësaj radhe ishin edhe më bindës se në paraqitjen e tyre të parë.

Gjykimi, u tha se do të vazhdojë më 2 Nëntor 2009 me dëshmitarë të tjerë.

07 10 2009
LKSH
Orhan rexhepi

Tre dëshmitarët serbë nga Vitia e Gjilani të paraqitur dje i konsideron dëshmitarët të dështuar.


Lideri i LKSH-së Orhan Rexhepi,përfaqësues i prindërve për përcjelljen e procesit gjyqësor në Beograd,vazhdimin e gjykimit të nëntë shqiptarëve në Beograd për krime lufte e konsideron proces të montuar politik,ndërkaq tre dëshmitarët serbë nga Vitia e Gjilani të paraqitur dje i konsideron dëshmitarët të dështuar.
Avni Jusufi
Lideri i LKSH-së në Luginë të Preshevës , Orhan Rexhepi,i caktuar nga prindërit për kujdesen e të arrestuarve shqiptarë që po mbahen në burgun e Beogradit, në një deklaratë dhënë radios sonë, ka deklaruar se ka filluar faza e dytë e gjykimit kundër nëntë, përkatësisht shtatëmbëdhjetë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të akuzuar për Krime Lufte kundër serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë në rrethinën e Gjilanit të quajtur si “Grupi i Gjilanit” kinse ish-pjesëtarë të UÇK-së. Ai thotë, se janë paraqitur tre dëshmitarët e parë serbë, dy nga rrethina e Vitisë dhe një nga qyteti e Gjilanit. Gjatë pesë orëve ,sa u morën në pyetje, ata erdhën shumë here në kundërshtim me vetveten, saqë edhe nuk dinin të dalin fare nga situatat në të cilat i sollën avokatët mbrojtës ,shih për këtë, njëri ish-polic nga rrethina e Vitisë i cili u ngatërrua shumë me datat e vitit 1999, pas pyetjes së njërit nga avokatët se cila ishte data e ditës së djeshme ai nuk ishte në gjendja ta dinte. Sipas Rexhepit,që merrte pjesë në gjykim,dëshmitarë folën se vetëm kishin dëgjuar për ngjarjet e caktuara por asnjëherë nuk kishin pare asnjë të tillë drejtpërdrejtë. Sipas Rexhepit,gjykimi është duke vazhduar me paraqitjen e edhe të dëshmitarëve të tjerë që janë serbë.

e diel, 4 tetor 2009

Lugina e Preshevës kundër enciklopedisë Maqedonase

Përfaqësuesit e partive politike dhe institucionale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës reagojnë kundër botimit të enciklopedisë së botuar nga disa autorë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Maqedonisë. Ata janë shprehur se kemi të bëjmë me një çështje mjaft të ndjeshme dhe përsëritje të historisë. Sipas tyre, kjo është një kopje e historisë së dështuar që shumë më herët u zhvillua në Beograd.



Çështja e enciklopedisë së botuar nga disa autorë të Akadamisë së Shkencave të Republikës së Maqedonisë paraqet shkeljen shqiptarëve në këtë vend. Lidhur me këtë problem, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe njëherësh deputet popullor në parlamentin serb, Riza Halimi, shprehet, se kemi të bëjmë me një çështje mjaft të ndjeshme dhe përsëritje të historisë. Sipas fjalëve të zotit Halimi kjo është një kopje e historisë së dështuar që shumë më herët u zhvillua në Beograd.

Edhe prefekti i komunës së Preshevës e njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa thekson se,këto veprime të maqedonasve ta kujtojnë kohën e e mbylljes së shkollave shqipe në Maqedoni, me ç’rast shqiptarët nga Maqedonia shkolloheshin në Preshevës dhe në Kosovë. Ai thotë edhe se me këtë veprim të akademikëve maqedonas është shkelur me botimin e kësaj enciklopedie është shkelur marrëveshja e Ohrit dhe është koha e fundit që Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës të tregojnë atë që shqiptarët e meritojnë.

Deshton regjistrimi i Studenteve


Studentët e ardhshëm nga Lugina e Preshevës nuk kanë mundur ti dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në universitetet e Shqipërisë si pasojë e mosorganizimit jo të mirë mes organeve komunale të Luginës dhe të atyre shqiptare.

Kandidatët shqiptarët ,gjegjësisht studentët e ardhshëm nga Luginë të Preshevës që janë pranuar në universitetet e Republikën e Shqipërisë për të studiuar në këtë vit akademik,edhe përkundër udhëtimit të tyre në mënyrë të organizuar deri në Shqipëri me qëllim të regjistrimit në fakultete ,nuk kanë mundur ti dorëzojnë dokumentacionin e duhur për shkak të moskoordinimit jo të mirë dhe të moskuptimeve nga organet përgjegjëse për arsim të Luginës së Preshevës dhe të atyre shqiptare. Edhe përkundër caktimit të kuotave nga Lugina ,kandidatët shqiptarë studentë të ardhshëm,pasi kanë udhëtuar për ti dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm janë kthyer pa kryer punë ,meqë sipas tyre kompetentët e universiteteve shqiptare nuk ia kanë pranuar dokumentacionin e nevojshëm pa ndonjë arsyetim por që të njëjtit kanë thënë se pranimi i dokumentacionit për regjistrim do të bëhet më vonë edhe pse ky regjistrim ishte paralajmëruar dhe se do të bëhet deri më sot. . Kësisoj ,për studentët nga rajoni i Luginës, Ministria e Arsimit të Shqipërisë ka caktuar kuotën prej 345 vende nëpër universitete e Shqipërisë.

Avni Jusufi

Proces i montuar politik


Lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Luginës Orhan Rexhepi,pas përfundimit të procesit të parë gjyqësorë kundër nëntë shqiptarëve nga Presheva nga burgu qendror i Beogradit për krime lufte,ka deklaruar se ky është proces i montuar politik. Ai thotë se procesi gjyqësorë kundër tyre vazhdon më 5 tetor me paraqitjen e dëshmitarëve të parë.


Lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Luginë të Preshevës Orhan Rexhepi,që është i angazhuar nga familjarët, ka njoftuar sot se për nëntë të arrestuarit shqiptarë që po mbahen në burgun e Beogradit të cilët akuza i ngarkon për krime lufte në Kosovë në periudhën qershor-tetor të vitit 1999,kanë përfunduar me deklaratat e tyre para Prokurorisë për Krime Lufte e Republikës së Serbisë.

Lideri i LKSH-së Orhan Rexhepi,ka thënë se para kësaj Gjykate u nxorën,Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazif Hasani të cilëve iu përkeqësua gjendja shëndetësore,kur Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu.

Rexhepi thotë, se të nëntë këta djem nga Presheva hodhën poshtë çdo gjë të shkruar në aktakuzë si fund e krye të rrejshme, të montuar dhe të improvizuar. Ata në mbrojtjen e tyre, që në paraqitjen e parë nxorën në pah se ky është tërësisht një proces i montuar politik. Ata para trupit gjykues serb treguan për buletinin e pashembullt e çnjerëzor të njësive speciale të xhandarmërisë serbe të ushtruar ndaj tyre dhe familjeve të tyre.

Gjyqi kundër tyre vazhdon të hënën,më 5 tetor 2009, me paraqitjen e dëshmitarëve të pare.

Avni Jusufi

Vip

  • Vip-PreshevaInfo.Tk - Tyson dhe Holyfield shtrëngojnë duart Dy legjendat e boskit, Mike Tyson dhe Evander Holyfield, kanë tundur duart e njëri tjetrin dhe i kanë dhënë fund zë...
    14 vite më parë

Shendetsi

  • Kanceri i lëkurës mund të trashëgohet - Edhe pse duhet të respektohen këshillat për t’u mbrojtur nga dielli, për dikë kjo mbrojtje nuk mund të ndihmojë. Studimet e reja pohojnë se kanceri i lëkur...
    14 vite më parë

Teknologji

  • Acer tërheqë laptopë nga tregu - Acer ka njoftuar për tërheqjen dhe riparimin pa pagesë të pesë modeleve të laptopëve të cilët në kushte të caktuara shfaqin mundësinë e nxehjes. Për fat t...
    14 vite më parë

Lifestyle

  • Shakaja e natyres frikeson Mosken - Qiell i frikshem ne Moske ku banoret kane pare per disa momente nje re ne formen e nje objekti jashtetokesor, cka ka ngjallur kureshtje por edhe frike mes...
    14 vite më parë